Weiss Architecture Studio

Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate velit esse quam nihil molestiae lorem.

Për NE

PREMIUM RESIDENCE ofron komoditet dhe prakticitet për të gjithë banorët dhe shfrytëzuesit e hapësirave afariste falë zgjidhjeve unikate dhe praktike arkitektonike të cilat mundësojnë shfrytëzim maksimal dhe funksionalitet të hapësirës.
Premium Residence paraqet një kompleks që përbëhet nga 5 ndërtesa banesore, të plotësuar me një hotel, fitnes dhe spa qendër, qendër tregtare, kënde lojërash për fëmijë, terrene sportive, objekte hotelierike dhe parking nëntokësorë. Kjo e bën kompleks të vetëm të llojit gjysëm të mbyllur në zemrën e Shkupit.
Lokacioni i kompleksit është Pere Toshev 12, menjeherë pranë tregut më të madh të hapur, qendrës të qytetit, si dhe në afërsi të shkollave fillore, shkollave të mesme dhe Universitetit më të madh në vend. Vendndodhja ju mundëson që të arrini deri te çdo pikë në qytet për më pak se 15 minuta.

Ndërtesat e mëparshme

Hotel Park

Kompleksi banesor - afarist Park Residence

Next Door Park Hotel

Parimet tona

Jeta moderne

Premium Residence hap dyert për mënyrën moderne të jetës dhe ofron qasje për çdo banor që dëshiron të jetojë në zonën më të bukur të qytetit ku merr frymë lirshëm në zonën qendrore të qytetit të Shkupit në zonën e Çair.

Ndërtim premium

Madhështi dhe luks

Madhështia dhe luksi i këtij kompleksi do të zbukurojë jetën e mbi 450 familjeve që do të jetojnë në të. Premium Residence do të jetë një simbol i jetës premium dhe vetë kompleksi do të jetë pjesë e planeve urbanistike të qytetit të Shkupit dhe një shembull ndryshimi dhe madhështie.

Cilësi e garantuar

Cilësi me reputacion

Premium Residence është ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane për cilësi, me çrast të gjithë materialet që janë pjesë e konstruksionit janë pjesë e brendeve me renome. Pllakat të cilat janë të vendosura në çdo banesë janë pjesë e brendit Italian me renome Marazzi Dritaret në çdo banesë ofrojnë izolim të lartë, me çrast për cilësinë e tyre garanton brendi gjerman Rehau Ngrohja nën dysheme është me dendësi 3 herë më të madhe nga instalimet standarde, për ngrohje më të shpejtë gjatë muajve të dimrit. Laminati i cili përdoret është i prodhimit gjerman dhe me nota të larta të qëndrueshmërisë. Fasada është me trashësi prej 10 cm dhe material/brend Putz Plast

Vite eksperience

Partneritet me Inxhinieri RAJANA

Në partneritet me RAJANA Engineering të cilat janë kompani ndërkombëtare me një numër të madh projektesh jashtë Maqedonisë, ata krijuan këtë projekt të ri, këtë kompleks premium rezidencial në zemër të qytetit! Pronari i RAJANA Engineering është gjithashtu pronar i një kompanie të mirënjohur ndërtimore të vendosur në Zvicër dhe njihet në treg si Shuki immobilier AS. Kompania deri më tani ka ndërtuar 8 ndërtesa banimi dhe një ndërtesë tregtare të vendosura në qytetet evropiane të Freiburg dhe Bern. Shuki immobilier AS ekziston që nga viti 2012, dhe që atëherë është zgjeruar për të përfshirë Inxhinierinë RAJANA. Premium Residence është një projekt i bërë sipas standardeve evropiane që ofron një cilësi cilësore të jetës!

Premiumresidence

Jeni duke kërkuar mënyrë moderne jetese në zemrën e metropolit të qytetit?
Ritmi i shpejtë në metropolin e qytetit shumë rrallë na lë hapësirë për relaksim – pikërisht prandaj Premium Residence si kompleks i llojit gjysmë të mbyllur përfshin qendër fitnesi dhe SPA në afërsi të shtëpisë suaj.
Qendra e fitnesit dhe SPA do të jenë të pajisura me pajisjet dhe standardet më të reja dhe më bashkëkohore të cilësisë, në disa hapa nga Apartamenti juaj dhe gjithmonë me terminë të lira për ju!

Fakte rreth Premiumresidence

10
КМ

Nga Aeroporti

4
КМ

Nga Autostrada

1.5
КМ

Nga qendra e qytetit

1
КМ

Nga Spitali i Qytetit